Site icon PORTALB

Theren me thikë dy persona në Shkup

Therret me thikë një16 vjeçarë në Dizhon të Shkupit

Foto ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme  në Shkup, në rrugën Narodni Heroi para sallës sportive Rasadnik ka ndodhur një përleshje verbale, ndërsa më pas edhe përleshje fizike mes B.P (25) nga njëra anë dhe A.K (26), A.J (26) dhe M.P. (26) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi, ku B.P. me thikë u ka shkaktuar lëndime me thikë personave me iniciale A.K dhe A.J në pjesën e krahërorit.

Të lënduarit, deklaroi sot MPB, janë të transportuar në spitalin e përgjithshëm të qytetit Shën Naum Ohridski dhe janë të mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm, derisa personit B.P. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën e urgjencave në Shkup ku është konstatuar lëndim në pjesën e kokës.

Masa janë ndërmarrë për sqarimin dhe dokumentimin e rastit për të cilin do të paraqiten padi adekuate.

Exit mobile version