Site icon PORTALB

Në prag të protestave, komuna e Tetovës njofton për aktivitetet kundër ndotjes

Protesta ne Tetovë kundër ndotjes së ajrit, 07.11.2014

Në prag të protestave të reja kundër ndotjes së ajrit që pritet të jenë më masive, komuna e Tetovës njofton se gjatë javës së kaluar ka ndërmarrë një  aksion të koordinuar me Njësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tetovë për të përmirësuar dhe për të ulur parametrat ndotës të ajrit.

Komuna e Tetovës njofton se ka ndërmarrë këto aktivitete:

1-Në 2 pikat kyçe për hyrje-dalje në qytet, gjegjësisht qarku rrethor te Vero dhe qarku rrethor i bulevardit të Ilindenit me rrugën Video Smilevski Bato, Inspektorati lokal i komunës dhe Njësia Policore Tetovë, kryen kontrolle të shpeshtuara  për sigurimin e regjimit të veçantë të komunikacionit me çrrastë automjetet e rënda transportuese, destinacioni përfundimtar i të cilëve nuk është qyteti i Tetovës, u drejtuan të lëvizin në rrugët qarkore.

  1. Gjithashtu u kryen kontrolle edhe të mjeteve me leje për transport dhe furnizim të mallrave, me çrrastë të njëjtat u obliguan bartjen e mallrave ta bëjnë në orarin kur kemi edhe frekuencë më të vogël të qarkullimit në komunikacion, gjegjësisht nga ora 18:00 deri në ora 08:00 të mëngjesit.
  2. Komuna e Tetovës po ashtu posedon edhe plan dhe vendim ekzistues për implementim të rrugëve një kahesh edhe atë :

-Pjesa e rrugës “D.G.Cara” prej udhëkryqit “M.P.Deralla” deri te udhëkryqi i rrugës “D.Carra”

-Pjesa e rrugës “J.Sandanski” prej udhëkryqit të rrugës “D.Cara” deri te udhëkryqi i rrugës “M.P.Deralla”

-Pjesa e rrugës “M.P.Deralla” prej udhëkryqit të rrugës “D.Cara” deri te udhëkryqi i rrugës “J.Sandanski”

-Pjesa e rrugës “Strushka” prej udhëkryqit të rrugës “G.Stojceski” deri te udhëkryqi i rrugës “A.Frashëri”

-Pjesa e rrugës A.Frashëri” prej udhëkryqit të rrugës “B.Kocovski” deri te udhëkryqi i rrugës “K.J.Pitu”

-Pjesa errugës “T.C.Merxhani”prej udhëkryqit të rrugës “K.J.Pitu” deri të udhëkryqi i rrugës “K.Manastirit”

-Rruga “T.C.Merxhan”

-Pjesa e rrugës “K.J.Pitu” prej udhëkryqit të rrugës “Njegosheva” deri te udhëkryqi i rrugës “Karaorman”

-Pjesa e rrugës “K.Manastirit” prej udhëkryqit të rrugës “Karaorman” deri te udhë kryqi i rrugës “K.J.Pitu”
-Pjesa e rrugës “Karaorman” prej udhëkryqit të rrugës “A.Frashëri” deri te udhëkryqi i rrugës “K.Manastiri”

-Rruga “Njegosheva”

-Pjesa e rrugës “A.Frashëri” prej udhëkryqit të rrugës “Ç. Epërme” deri te udhëkryqi i rrugës “Karaorman”

-Pjesa e rrugës “G.Stojcevski” prej udhëkryqit të rrugës “Ç.Epërme” deri te udhëkryqi i rrugës “GJ.Petrov”

-Pjesa e rrugës “C.Dimov “ prej udhëkryqit të rrugës “Gj.Petrov” deri te udhëkryqi i rrugës “B.Milladinovi”.

-Pjesa e rrugës “B.Milladinovi” prej  udhëkryqit të rrugës “C.Epërme” deri te udhëkryqi i rrugës “Vodjenit”

-Pjesa e rrugës “GJ.Petrov” prej udhëkryqit të rrugës “B.Milladinovi” deri te udhëkryqi  i rrugës “C.Dimov”

-Rruga e “Vodjenit”.
Nga ana e sektorit për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore, javën e kaluar janë rivendosur shenjat e dëmtuara të sinjalizimit vertikal tek të gjitha rrugët një kahesh, dhe me këtë pritet që në periudhën e ardhshme, me asistencë të Njësisë Policore Tetovë të kryhen kontrolle të shpeshta, me qëllim respektimin e regjimit të rrugëve një kahesh në komunën e Tetovës, veprim ky i cili gjykojmë se do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin e trafikut në qytet.

Inspektorati komunal ka kryer dhe realizuar kontrolle të shpeshtuara  të kapaciteteve industriale të cilat operojnë me leje B ose elaborate ekologjike,  të cilat jepen dhe kontrollohen drejtpërdrejtë nga komuna e Tetovës. Gjatë kontrollove në të shumtën e rasteve është konstatuar se kapacitetet prodhuese disponojnë me lejet dhe dokumentacionin e nevojshëm, kurse në rastet ku është konstatuar e kundërta, subjektet janë obliguar që në afatin ligjor të paraparë me ligj i cili është 8 ditë, të furnizohen me lejet përkatëse, dhe nëse këtë nuk e bëjnë të njëjtit do të dënohen me gjoba me mjete  në para.

Komuna e Tetovës tani më ka miratuar vendim këshilli për formimin e 2 ndërmarrjeve të reja publike edhe atë ndërmarrjen për Transport Publik dhe Ndërmarrjen për Parkingjet e Qytetit.

Me qëllim realizimin sa më të shpejtë  dhe funksionimin e transportit publik në Tetovë kemi kërkuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të furnizojë komunën e Tetovës me 8 autobusë për qarkullim brenda qytetit, dhe jemi në pritje të përgjigjes.

 

Exit mobile version