Site icon PORTALB

Van Gaal edhe një blerje në Madrid

Trajneri i Manchester United Van Gaal

Trajneri i Manchester United Van Gaal

Lajmet e fundit që vijnë nga mediat e huaja zbulojnë se Manchester United po tenton të bëjë goditjen më të madhe të këtij afati kalimtar.
Skuadra e Luis van Gaal, po tenton që në Old Traford, të sjellë mbrojtësin e ri të Real Madridit, Rapahel Varane.

Spekulohet se United i ka ofruar 35 milionë funte Realit për mbrojtësin e talentuar francez.
United që sa kohë është në kërkim të një mbrojtësi, ndërsa Mats Hummels i Borussia Dortmundit, ka qenë emri më i përfolur.

Exit mobile version