Në korrik janë blerë dhe janë shitur më pak prodhime bujqësore

Vlera e blerjes së tërësishme dhe shitja e prodhimeve bujqësore në korrik të këtij viti arrin 998.346.000 denarë, që paraqet ulje për 13,2 për qind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Vlera e prodhimeve bujqësore të blera prej prodhuesve individualë bujqësorë është rritur për 7,1 për qind, ndërsa shitja e prodhimit personal të ndërrmarjeve është zvogëluar për 24,9 për qind. Zvogëlim të vlerës së prodhimeve bujqësore të blera dhe të shitura, statistika ka regjistruar te bimët dhe pemët, përderisa te të gjitha prodhimet tjera bujqësore shënohet rritje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button