Gushti me shpenzime më të larta për jetesë
Shpenzimet për jetesë, të matura përmes çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve për konsum personal, në gusht në krahasim me korrikun e këtij viti janë më të larta për 0,3 për qind, ndërsa krahasuar me gushtin e vitit të kaluar për 2,8 për qind, shpalli sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Analizuat, sipas dedikimit të konsumit, në gusht në krahasim me korrikun e këtij viti ka rritje të shpenzimeve për jetesë në grupe: Transport për 1,8 për qind, ushqim dhe pije joalkoolike dhe mobileje, orendi dhe mbajtje të orendive për 0,4 për qind, pije alkoolike, duhan, argëtim dhe kulturë dhe mallra të tjera dhe shërbime për 0,1 për qind. Statistika ka evidentuar zvogëlim të shpenzimeve për jetesë në grupet: veshmbathje për 0,2 për qind dhe banim, ujë, energji elektrike, gaz, dhe karburante tjera për 0,1 për qind. Në nivel të muajit paraprak mbetën shpenzimet për grupet: shëndet, komunikime, arsim dhe restorante dhe hotele.