Site icon PORTALB

Veteranët e UÇK-së arrijnë marrëveshje me Musa Xhaferin, nesër takim i ri

Veteranët e UÇK-së para selisë së BDI-së në Tetovë

Veteranët e UÇK-së para selisë së BDI-së në Tetovë

Veteranët e UÇK-së të cilët tashmë disa ditë kërkojnë takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, njoftojnë se para pak çastesh kanë arritur marrëveshje me zyrtarët e kësaj partie. Ata thonë se kanë firmosur marrëveshje të shkruar me zv/kryeministrin Musa Xhaferi, me të cilën ai zotohet që të zgjidh statusin e veteranëve të luftës, njofton televizioni Alsat.

Xhaferi ka premtuar punësimin e mbi 120 veteranëve, duke thënë se do të gjejë module që kjo kategori qytetarësh të sistemohet në administratën shtetërore. Palët janë marrë vesh që një grup i veteranëve të priten të hënën në Qeveri për të diskutuar detajet bashkë me ministrat e tjerë.

Exit mobile version