Reshjet e borës dhe të shiut të cilat e përfshinë Maqedoninë shkaktuan probleme në komunikacionin rrugor, ndërsa komunikacioni ajror po zhvillohet me vonesa të vogla. Lidhja Automote e Maqedonisë njoftoi se për shkak të ortekut te Manastiri i Bigorit në tërësi është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor Mavrovë Dibër, ndërsa për shkak të shembjeve më të mëdha në aksin Koçan Makedonska Kamenica nga fshati Istibanja deri te diga Kalimanc vendevende komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi. Ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës në rrugë ka në akset rrugore Tetovë Kodra e Diellit, krahu Mavrovë Dibër dhe në vendkalimet malore Strazhë, Presekë, Barbaras dhe Gjavato.
Në të gjitha këto akse rrugore për automjetet e udhëtarëve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore. Në rrugët e tjera komunikacioni po zhvillohet i vështirësuar dhe nëpër rrugë të lagështa për shkak të reshjeve të borës në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, ndërsa në pjesën tjetër me reshje të shiut. Lidhja Automoto e Maqedonisë rekomandon deri te të gjithë drejtuesit që të mos nisen në rrugë në orët e mbrëmjes nëse nuk kanë nevojë urgjente. Në aeroportin e Shkupit Aleksandri i Madh tani për tani me vonesa të vogla zhvillohen fluturimet dhe aterimet e parapara.