Site icon PORTALB

Edhe një përforcim te Interi, vjen Cassano

Cassano kur luante te Interi

Cassano kur luante te Interi

Antonio Cassano po rikthehet në Inter. Siç mësojnë mediat më të mëdha italiane, sulmuesi i njohur, ka arritur marrëveshje në parim me skuadrën zikaltër, ndërsa takimi vendimtar, do të ndodh të hënën, ku edhe do të zyrtarizohet ky transferim.

Cassano për momentin është lojtar i lirë, pas shkëputjes së kontratës me Parmën, ndërsa rikthimit të Cassanos në Inter, dritë të gjelbër i ka dhënë edhe trajneri Roberto Mancini, që e kërkon si zëvendësues, pasi që Osvaldo, do të largohet nga skuadra, pas problemeve me Icardin.

Exit mobile version