Site icon PORTALB

Mbreti Saudit jep bonuse në vlerë prej 30 miliardë dollarë

Salman bin Abdulaziz Al-Saud

Salman bin Abdulaziz Al-Saud

Mbreti Saudit, Salman bin Abdulaziz shpërndau bonuse në vlerë të dy pagave mujore, pensione dhe bursa për nëpunësit civilë, për pensionistët dhe studentët në vlerë të përgjithshme prej 30 miliardë dollarë dhe shkarkoi disa zyrtarë të qeverisë duke përfshirë edhe guvernatorin e Mekës dhe Riadit, transmeton Anadolu Agency (AA) .

Të dënuarit me shtetësi të huaj do të deportohen nga Arabia Saudite, ndërsa gjobat e vendosura më parë ndaj sauditëve deri në 133.000 dollarë do të falen. Të gjitha shoqatave të shkrimtarëve në vend do t’ju dorëzohen nga 20 milionë rijalë, klube të ligës së parë nga 10 milion rijal, klubeve të ligës së dytë nga 5 milion rijal, ndërsa të gjitha klubeve tjera sportive do t’ju paguhen nga 2 milion rijal.

Invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuar do të paguhet bonus në vlerën e dy pagave mujore. Në profilin e tij Twitter, Mbreti Salman, i cili trashëgoi fronin nga mbreti i fundit Saud Abdullah bin Abdulaziz al Saud, ka shkruar se “çfarë do që të bësh nuk mjafton për popullin tënd”.

Në ditën e gjashtë pas erdhi në krye të shtetit, Mbretit Salman ka rritur numrin e ndjekësve në Twitter për 760,000, dhe tani atë, në rrjetin social e ndjekin një milion e 860 mijë persona. /AA/

Exit mobile version