Këtyre ditëve jemi dëshmitar për shumë çështje që po pushtojnë mediat dhe rrjetet sociale për Grevën e punonjësve të arsimit.
Nga ky aspekt më shkoi në mendje një thënie e sofistikuar e të madhit Sami Frashëri i cili dikur thoshte kështu:
“Një popullI, nëse duash të mos përparojë,ia pengon arsimimin”, me këte rast e ke vrarë,shkatruar,demoluar e zhdukur fare! Për fat të keq kjo ndodh jo vetëm tani por me vite në mjediset shqiptare; në Maqedoni,më herët në Kosovë një periudhë po edhe në Shqipëri. Me një fjalë gjithandej tek ne shqiptarët po përsëriten gjërat.
Sidoqoftë,shtrohet pyetja ; përse vallë kjo ndodh vetëm me ne? Dhe përgjigja nuk do mend së është në thënien e Faik Konicës i cili,jo rrallë herë në çastet kur do ta ketë pasur më të vështirë, me gojën vetë do ta thotë se: “Shqiptarët janë e keqja e vetëvetes”.
Pajtohemi ose jo, kjo është e vërteta e cila pështillet rreth nesh!
Ajo për të cilën unë doja të dal,është se: Punëtorët e arsimit këtyre ditëve,duke qenë në mes Hudhrës dhe Çekanit janë futur në grevë totale duke bojkotuar mësimin,Testimin Ekstern dhe tërësht punën edukativo-mësimore. Dhe kjo bëhet për shumë arsye; sepse nuk kanë ku shkojnë më andej.Janë të mbështetur për muri!
Nëse do më pyeste njeri cili është mendimi I juaj rreth kësaj çështjeje; Unë do të thoja se: Nëse kjo shoqëri ka deningruar përmes restriksionit ekonomik ,ata janë mësuesit të cilët edukojnë dhe arsimojnë fëmijët tanë.Pra këta janë shtresa e punonjësve të arsimit.Ata jo vetëm tani por prej vitesh janë shtresa më e nënçmuar e shoqërisë,që nuk vlerësohen sa duhet në këtë shoqëri; dhe e keqja është në të shumtën e rasteve me të njëjtët abuzohet me dinjitetin dhe integritetin e tyre,bile edhe nga shtresat e tjera të cilat me ose pa vetëdije këtë kategori njerzish e quajnë me “pak vlerë”.Natyrisht,ne jemi këtu në Maqedoni.Maqedonia nuk është Norvegji. Atje rroga e arsimtarit është më shumë se e gjithë kategorive e shtresave të tjera njerzore.Prandaj edhe ka zhvillim,përparim dhe respekt të ndërsjellë.Atje çmohet mësuesi mbi të gjitha,dhe paguhet më shumë.
Çuditërisht, edhe në mjedise të tjera të civilizuara,si në Japoni e të tjera vende me civilizim të skajshëm mësuesin e quanin njeriun me më shumë vlerë se sa Ministrin,Kryetarin e shtetit, bile ndonjëherë e krahasonin me zotin apo çfardo kategorie tjetër njerzish që tek ne kanë majat e shoqëris. E jo rastësisht,ato vende ,kurr bashkëbisedojnë në raport, mësuesit me nxënësin I thonë kështu njëri-tjetrit: “Sukse yt është sukses i Japonisë,ndërsa dështimi yt,është dështim i saj” .
Tek ne është e kundërta,nuk bëhen krahasime në ansnjë formë. Mësuesit janë të degraduar,fyer,ndëshkuar , kërcnuar e çka jo tjetër.Bile nuk u lejohet edhe të bëjnë grevë,e as të kërkojnë të drejtat e tyre të përcaktuara me normat ndërkobëtare,dhe të drejtat e njeriut.
Jo rastësisht,kjo kategori është sjellur përpara aktit të kryer në shoqërinë tonë. Me të ardhurat që marrin ata, ose ato nuk arrijnë dot të mbajë familjen,të paguajnë fatuart e rrymës,qeratë e banimit,e jo më nxemjen për dimër.Shumëkush nga kjo kategori njerzish,edhe më herët po edhe tani,rendin andej-këndej për të bërë edhe ndonjë punë shtesë si:elektoinstalues,pllakangjitës, gurëgdhendës e çka jo tjetër vetëm për të mbijetuar.Të njëjtëve shoqëria iu kërkonë pastaj të jenë punëtorë të mirë e të vyeshëm,njohës të IT-kompjuterëve me Ditar përshkrues e elektronik,me testim Intern e Ekstern,e çka jo tjetër! Kjo do të ishte krejt në rregull,sikur edhe shoqëria ta vlerësonte këtë punë më ndryshe. Gjersa shorëria –shteti aktual këtë nuk është në gjendje ta bëj,atëherë duhet të heq dorë nga represionet që po u bën.Të krijojë rrethana lehtësuese dhe reformat e parapara ti bëjë shkall-shkallë e në mënyrë graduale,e jo të gjitha përnjëherë.
Me një fjalë,pakënaqësinë tuaj nuk duhet ta shprehni si pushtet vetëm në prizmin e ndëshkimit dhe revanshit për gjoja padëgjueshmëri qytetare,por i ktheheni vetes dhe rishqyrtoni qëndrimin e marrë, se për shumë raste(me ndonjë përjashtim) keni bërë hapa të pamatura,keni sjellur ligje të stërngarkuara dhe keni futur për interesa politike drejtorë politikë,keni përçarë arsimtarët dhe kolektivet shkollore deri në pakufi,keni shëndruar shkollat në çerdhe politike,keni hapur “Filiale të shkollave të larta e fakultete në çdo Kasaba”, dhe keni lënë të paarsimuar shumë gjenerata nxënësish e studentësh; tani nuk u gjeni zgjidhje.Natyrisht që jo!Prandaj ky është edhe bilanci i veprimtarisë suaj për dhjetë vite.Tani doni apriori të bëni “reforma”; pak më ngadalë! Reformat duhet nisur nga lartë…e keni parasysh; vetëm atëherë do ketë transparencë,dëgjueshmëri qytetare dhe rregulla të tjera.
Më thoshte një herë vëllau im i cili kishte punuar një kohë në Gjermani me një nipin tonë së bashku në një Firmë private ! Kurr i paskësh thënë, puno o nip se do na heq shefi nga puna! Ai me qesëndi i qenkësh përgjigjur. “Heee… he he o dajë. Lisht punoj se lisht më paguan Naumani”
I tillë është rasti edhe me Qeverinë e Grujos! Prandaj ,kujdes!