Megjithatë, Kusari – Lila shpreson se në një periudhë të shkurtër, Qeveria e Maqedonisë do të marrë vendim për heqjen e masave që ka aplikuar për qytetarët e Kosovës, i cili, sipas saj, do të pasohej me heqjen e masave nga ana e Kosovës për produktet maqedonase.
“Ka qenë një vendim shumë i rëndë i Qeverisë së Maqedonisë për qytetarët e Kosovës. Unë shpresoj që kjo mos të zgjasë dhe të gjitha pengesat të hiqen, si në raportet tregtare, si në lëvizjen e mallrave dhe të kemi një normalizim të raporteve. Nuk është ideja jonë që të kemi probleme apo konflikte me fqinjët dhe më së paku dëshirojmë që të përkeqësohet situata me ndonjë nga fqinjët me të cilët kemi raporte të mira”, ka thënë Kusari – Lila
Problemet mes Kosovës dhe Maqedonisë nisën pas një importi të kushtëzuar të miellit dhe grurit që Shkupi zyrtar ua vendosi prodhuesve kosovarë.
Pas kësaj mase, Kosova ka filluar zbatimin e embargos për moslejimin e të gjitha mallrave maqedonase që të hyjnë në Kosovë.