Site icon PORTALB

Nxënësit viktimë në rrjetet sociale, shqetësues dërgimi i fotografive provokative

Në shkollën e mesme “Josip Bros Tito” në Shkup është mbajtur konferencë e titulluar “Një orë për privatësinë” që kishte për qëllim mendimin e studentëve lidhur me ruajtjen e të dhënave personale në rrjetet sociale.

Të dhënat e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale tregojnë se nxënësit e shkollave të mesme apo 53 përqind prej tyre kanë frikë që mos të keqpërdoren fotografitë e tyre që nxirën në rrjetet sociale ndërsa 38.5 përqind frikësohen nga profilet e rrejshme me emrin e tyre që hapen në këto rrjete.

Ajo që shqetëson më shumë, është se nxënësit në rast se ballafaqohen me keqpërdorime në internet me së shumti këtë temë e diskutojnë me shokët apo 51.1 përqind vetëm 26 përqind temat e këtilla i diskutojnë me prindërit ndërsa 23 me mësuesit e tyre, kurse 16 përqind nuk bisedojnë me askënd.

Nxënësit vet pranojnë se kanë të hapur profile të rrejshme, vetëm në një shkolla ka 388 të tillë.

Exit mobile version