Site icon PORTALB

Letër nga arsimtarët e ZLM: Nuk pranojmë asnjë rezultat nga testimi ekstern

Ja letra e plotë:

Ne profesorët grevistë pranë Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” – Shkup deklarojmë se, nuk do të pranojmë asnjë lloj rezultati që do të dalë nga testimi esktern i viteve të katërta (IV).

Fatkeqësisht këtyre ditëve kemi qenë dëshmitarë të disa veprimeve që bien ndesh në rradhë të parë me etikën tonë profesionale.

Të hënën, 26.01.15, kryetarët e kryesive të klasave, gjithsej 18 klasë, mbajtën mbledhje dhe vendosën ta bojkotojnë testin. Por, mbi nxënësit tanë menjëherë filluan kërcënimet, frikësimet dhe presionet e vazhdueshme dhe të ndryshme (për çka dëshmon edhe pankarti i lartshënuar  dhe i ngjitur nga vetë nxënësit) se nëse  e bojkotojnë testin në fund të vitit do të dënohen me notë të dobët nga lënda aktuale dhe se nuk do të kenë të drejtë më t’i nënshtrohen testimit ekstern.

Nxënësve nga profesorët testatorë u janë dhënë përgjigje të gatshme duke rrezikuar në këtë mënyrë pjesën më të madhe të kolegëve të tyre grevistë, pjesa më e madhe veç më të dënuar, për shkak të lëshimeve identike edhe viteve të tjera.

Mosidentifikimi i nxënësve para testimit la të hapur mundësinë për manipulimin me numrit e nxënësve që janë futur në testim, kurse  sipas informatave nga vet nxënësit k, ka pasur edhe raste kur nxënës i njëjtë ka hy në test disa herë, për vete dhe për nxënësit qe nuk janë paraqitur në test, dhe e tëra kjo ndodhte para syve të inspektorëve.

Duke i qëndruar besnik kërkesës së parë të “Sindikatës për arsim” – mbi heqjen e testimit ekstern dhe duke u bindur gjithnjë e më shumë ditëve të fundit se asaj çfarë prodhon një mënyrë e tilllë e vlerësimit, (i cili është në kundërshtim të plotë me kriteret për vlerësim tëpërcaktuara nga Byroja per Zhvillim të Arsimit),  mund t’i vihet çdo lloj emri, por jo edhe “rritje cilësie në arsim”, ne arsimtarët, arsimdashësit dhe cilësi-kërkuesit e vazhdueshëm të vlerave të vërteta tek të rinjtë tanë, sot më shumë se kurrë jemi të bindur se kërkesat tona janë më se të vërteta dhe më se të drejta.

Nga profesorët –  grevistë të Shkollës së mesme  “Zef Lush Marku” – Shkup

 

Exit mobile version