Site icon PORTALB

Krasniqi – Haradinajt: Je humbës, s’ka zgjedhje deri më 2018

Ministri Memli Krasniqi

Memli Krasniqi

Ministri i Bujqësisë dhe njëherit nënkryetar i PDK’së ka komentuar deklaratën e sotme të liderit të AAK’së Ramush Haradinaj i cili parashikoi zgjedhje në muajin qershor. Sipas Krasniqit, zgjedhje mund të ketë në muajin qershor por se në vitin 2018.

Shkrimi i plotë i Memli Krasniqit në Facebook:

Humbësit e zgjedhjeve, sikur të kishin mundësi, do të mbanin prapë zgjedhje një javë pas humbjes. Helbete, për ta provuar fatin se mos po e shtojnë ndonjë votë. Por, demokracia është ndryshe!

Zgjedhjet nuk mbahen kur të duan humbësit tradicionalë, por siç parashihet me Kushtetutë e me ligje. Ata që mbajnë shpresa për zgjedhje parlamentare në qershor, ndoshta muajit ia kanë qëlluar, por jo edhe vitit! Kështu që, shihemi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018.

Exit mobile version