Site icon PORTALB

ZGJOHU!: Qeveria maqedonase i grabit qytetarët kosovarë

Lëvizja qytetare "Zgjohu!" ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për t'i detyruar qytetarët kosovarë të paguajnë gjatë hyrjes në Maqeedoni

Lëvizja qytetare "Zgjohu!" ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për t'i detyruar qytetarët kosovarë të paguajnë gjatë hyrjes në Maqeedoni

Lëvizja ZGJOHU!  ka dënuar ashpër vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për vendosjen e taksës hyrëse për qytetarët e Kosovës në Maqedoni bashkë me automjetet që vijnë nga Kosova.

“Konsiderojmë që ky vendim i njëanshëm i Qeverisë në Shkup dëmton rëndë ekonominë e vendit, por njëkohësisht vëndos në situatë të vështirë edhe shqiptarët në të dy anët e kufirit për arsye të lidhjeve të afërta familjare midis tyre. Ky vendim vështirëson edhe qarkullimin e njerëzve në vendkalimet e pakta me Kosovën përshkak të rradhëve të gjata të automjeteve.

Gjithashtu, ftojmë mediat që të denoncojnë grabitjen e djeshme të qytetarëve shqiptarë nga Kosova të cilëve për pagesën e tyre për të hyrë në Maqedoni iu jepeshte një fletë absolutisht e pavlefshme në vend të faturës fiskale siç parasheh ligji.

Lëvizja ZGJOHU! fton Qeverinë e Maqedonisë që t’i lë të qetë qytetarët shqiptarë nga Kosova dhe familjarët e tyre në Maqedoni nga përplasja ekonomike midis institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë dhe ta tërheql menjëherë vendimin absurd dhe të papranueshëm”, thuhet në reagimin e lëvizjes ZGJOHU! /Portalb

Exit mobile version