Pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për aplikimin e taksës hyrëse për të gjithë shtetasit e Kosovës që hyjnë në Maqedoni, në kalimin kufitar Bllacë vërehen koloni të gjata të automjeteve.
Shtetasit e Kosovës të anketuar nga ALSAT-M u shprehën të revoltuar nga kjo masë e autoriteteve vendore, duke e cilësuar këtë vendim të Qeverisë si ’haraç’.
“Aplikimi i kësaj mase ka shkaktuar radhë të gjata nëpër kufijtë për hyrje në Maqedoni nga ana e Kosovës dhe njëherësh edhe nervozizëm tek qytetarët Kosovarë të cilët këtë masë e cilësojnë si haraç nga shteti maqedonas”.
‘2 euro për person, 5 për veturën. Kjo është vjedhje, këtë nuk e kemi menduar asnjëherë që ka me ndodhë, nuk është në rregull po çka kemi me bë! Papritmas na ka ardhur kjo. 1 orë kemi pritur dhe kjo është problem’.
Sa ju morën taksë rrugore?
‘Mi morën 5 euro vetëm për veturën, pasi unë kam pasaportë të Belgjikës. Nuk është në rregull me pritë 5 orë në kufi, nuk është i mirë ky hap për ju, për shtetin. Është turp për maqedonasit që kanë vendosur kështu masa’.
Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë nga mesnata ka nisur aplikimi i taksës hyrëse nga shtetasit e Republikës së Kosovës që hyjnë në Maqedoni. Lajmi i plotë në Alsat-M.