Site icon PORTALB

Aventurieri tetovar nga Kopenhaga, me biçikletë drejtë vendlindjes

Tetovari  Sabedin Asllani

Tetovari Sabedin Asllani

Tetovari  Sabedin Asllani, i apasionuar nga udhëtimet me biciklete është nisur nga Kopenhaga, së bashku me danezin Torben Johansen drejtë Tetovës. 
Ata deri më tani kanë udhëtuar rreth 1 500 kilometra me biçikleta, deri në destinacionin përfundimtar u kanë mbetur edhe një mijë kilometra. Pas disa ditësh pritet që të arrijnë në Tetovë.

Sabedini  për “Portalb”, thotë se ardhja me bicikletë në vendlindje ka qenë një ëndërr e tij.

Pas përgatitjeve të shumta kjo ëndërr është në rrugë për tu bërë realitet.

Sabedini me mikun e tij danez ka filluar udhëtimin nga Danimarka para nëntë ditëve. Tani ata ndodhen në Hungari dhe planifikojnë që brenda katër ditëve të arrijnë në Tetovë.

Exit mobile version