Marrëveshja e koalicionit mes SYRIZA-s dhe partisë Grekët e Pavarur nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket kontestit me emrin. Qeveria e re greke do të ndjek të njëjtën politik si qeveria e mëparshme sa i përket çështjes së emrit dhe partnerët e koalicionit janë marrë veshtë që në këtë drejtim të mos preket asgjë.
Kjo e fundit ka premtuar se do të mbështesë politikat ekonomike të SYRIZA-s, me kusht që në çështjet e politikës së jashtme të zbatohen politikat e saj.
Sipas gazetës greke “Kathimerini”, pozicioni i partisë Grekët e Pavarur është që Maqedonia duhet të mbajë një emër brenda të cilit nuk do të jetë fjala “Maqedoni”.
“Burime të Grekëve të Pavarur thonë se SYRIZA do t’i respektojë vijat e kuqe të partisë, në lidhje me politikën e jashtme dhe çështjet nacionale”, shkruajnë mediet greke.