Site icon PORTALB

Orav priti delegacionin nga Shoqata e shkrimtarëve

Ambasadori i BEse ne Shkup - Aivo Orav

Ambasadori i BEse ne Shkup - Aivo Orav

Ambasadori i BE-­së në Republikën e Maqedonisë Aivo Orav priti një delegacion të Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë (SHSHM), i kryesuar nga kryetari Vele Smilevski. Në takim është biseduar për bashkëpunimin e SHSHM­-së me shkrimtarët nga fqinjësia dhe rajoni, si dhe për relacionet e asociacionit të shkrimtarëve të Maqedonisë me shoqatat adekuate në vendet e Bashkimit Evropian. Është konstatuar se është vërejtur proces pozitiv në përkthimin dhe afirmimin e letërsisë maqedonase në botë dhe se kjo duhet të jetë nxitje për zgjerim dhe intensifikim të bashkëpunimit me shfrytëzimin edhe të fondeve evropiane për letërsi dhe kulturë. Delegacioni i SHSHM-­së i dhuroi euro ambasadorit Orav një edicion të veprave nga shkrimtarë të njohur maqedonas të botuara në gjuhën angleze. Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë nga viti 2002 është anëtare e Asociacionit evropian të shkrimtarëve. Më 13 shkurt SHSHM do ta shënojë jubileun 68 vite nga formimi i saj.

Exit mobile version