Site icon PORTALB

Përtypjet e çamçakëzit largojnë me miliona baktere nga goja

Një studim i Universitetit të Groningenit në Holandë ka dalë në përfundimin se çamçakëzi mund të largojë 100 milionë baktere nga goja në vetëm 10 minuta përtypje.

Studimi i publikuar në gazetën ‘Plos One’ tregon se çamçakëzi është shumë efektiv sidomos në 30 sekondat e para sepse më pas e humb aftësinë për të thithur bakteret.

Por, studiuesit holandezë kanë saktësuar se vetëm çamçakëzi pa sheqer pastron gojën nga bakteret, pasi ai me sheqer i ushqen ato.

Exit mobile version