Mbi të gjitha në adoleshencë, po shpesh herë edhe përgjatë gjithë jetës, kërkojmë konfirmime në lidhje me identitetin tonë.
Një mënyrë për t’i gjetur është përmes përkatësisë në një grup: yje të spektaklit apo të sportit shndërrohen në pika referimi, sepse mundemi të bëhemi pjesë e “tifozerisë” së tyre.
Këto forma ekzaltimi kolektiv udhëhiqen prej mekanizmave biologjikë. Kur gjendemi të përfshirë në një grup, truri lëshon oksitocinën, hormoni që konsolidon lidhjet afektive, redukton drojën dhe rrit besimin tek tjetri: një lloj zamke kimike e marrëdhënieve shoqërore.
Oksitocina vepron edhe duke na reshtuar krah sjelljeve të të tjerëve.
Më shumë fjalë
Një studim i Universitetit të Leedsit në Britani ka demonstruar që, në brendësi të një grupi me shumë persona, vetëm një 5% prej tyre përcaktojnë skemën dhe lëvizjet e 95 % tjetër.
Kjo është arsyeja përse, pas përfundimit të një koncerti, do të drejtohen të gjithë për nga e njëjta dalje qendrore, duke injoruar ato anësore.
Eshtë edhe arsyeja në themel të shumë fenomeneve të histerisë kolektive, që lidhen me adhurimin e njerëzve të famshëm.