Shërbimi i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se një fluturake e vogël është përplasur për Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle ndodhen në Indi dhe nuk kanë qenë në shtëpi në kohën e incidentit.
Është e paqartë nëse dy vajzat e çiftit dhe gjyshja e tyre kanë qenë në shtëpi ose jo.
Përplasja në anën juglindore të Shtëpisë së Bardhë ka çuar në mbylljen e menjëhershme të zonës, dersia është konstatuar se fluturakja nuk është kërcënim për sigurinë.
Zyrtarët kanë thënë se hetimet janë në zhvillim e sipër.