Site icon PORTALB

Ronaldon e pret denim i madh

Ronaldo i ndëshkruar me karton të kuq

Ronaldo i ndëshkruar me karton të kuq

Lojtari më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo, mund ta vuaj më shumë sesa pritej pezullimin për agresivitetin e treguar në ndeshjen e fundit që Reali e fitoi në udhëtim të Cordoba.

Ronaldo në minutën e 83’ të kësaj ndeshje, shqelmoi një lojtar të Cordobas, pas së cilës edhe u ndëshkua me karton të kuq.

Sipas të përditshmes spanjolle, Mundo Deportivo, Ronaldo mund të dënohet deri në 12 ndeshje mos lojë, në qoftë se shpallet fajtor për agresion të tepruar,nga një panel disiplinor që do të takohet të mërkurën për të diskutuar këtë çështje.
Përndryshe, Ronaldo ka kërkuar falje për këtë incident.

Exit mobile version