Site icon PORTALB

Hulumtim: Maqedonia me shëndetësi më të keqe në Evropë!

Spitali i Shkupit

Spitali i Shkupit, ilustrim

Sipas një hulumtimi të bërë nga qendra e pavarur Numbeo, rezulton se Maqedonia e ka sistemin shëndetësor më të keq në Evropë ndërsa Franca më të mirë, shkruan Business Insider.


Franca është në majën e listës me indeks prej 82,58 ndërsa Maqedonia fundoset në listë me indeks më të keq në Evropë prej 35.12. Në suaza botërore, Japonia është shteti që ka shërbime më të mira shëndetësore ndërsa Maqedonia mbetet kah fundi i listës, në vendin e 100-të, gjegjësisht vetëm pesë vende para vendit të fundit.

Exit mobile version