Site icon PORTALB

OJQ SHPREHU: Lufta mes MASH dhe SASHK të zgjidhet në tavolinë bisedimesh, pa viktimizuar nxënesit

OJQ SHPREHU apelon ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) që nxënësit mos të përdoren si mjet për aritjen e qëllimeve dhe kërkesave të tyre; edhepse problemi eventualisht do të zgjidhet, do te ngelin pasojat afatgjate te nxënësit.

“Shkollat dhe nxënësit nuk guxojnë të jenë vendluftime ku maten fuqitë mes kokëfortësive të të dyja palëve. Apelojmë që edhe MASH dhe SHASHK të marin qasje pozitive dhe të gjejnë mënyra efektive të pranueshme si për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës poashtu edhe për Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Nxënësit janë celësi i ardhmërisë së vendit, dhe sikur këtë betejë MASH dhe SASHK ta bënin për të përmirësuar gjendjen dhe kushtet elementare nëpër shkolla, sot do të kishim nxënësit në klasa dhe arsimtarët në vendet e punës.

Eskalimi i situatës së tanishme mund të sjell që edhe nxënësit (dhe prindërit e tyre) të përfshihen në protesta, sic kemi rastin me studentët, dhe të sjell një haos të vërtetë në gjitha nivelet e arsimit në vend”, thonë nga Shprehu.

OJQ SHPREHU apelon që kjo lojë interesash të përfundon sa më shpejtë, para se Brukseli të jep dritë jeshile për ndërhyrje të NATOs!

Exit mobile version