Site icon PORTALB

Instituti për Standardizim pa shqiptarë

Edhe pse Marrëveshja Ohrit obligon të gjitha institucionet shtetërore të rrit dhe të respektojë përfaqësimin e drejtë deri më 25 për qind, megjithatë në shumë institucione – edhe pas 14 vite nënshkrimi të kësaj marrëveshje, nuk ka të punësuar asnjë shqiptar. Njëri ndër këto institucione është edhe Instituti për Standardizim  i Republikën së Maqedonisë. I formuar në vitin 2003 me vendim të Qeverisë, ky Institut ka të punësuar gjithsejtë 20 persona, prej të cilëve 19 janë maqedonas dhe një i nacionalitetit turk. Megjithëse qartë shihet diskriminimi i shqiptarëve, drejtori i këtij institucioni, Ljupço Davçev si gjithmonë, gjen “fajtorit tek shqiptarët”. Ai pranon se nga formimi e deri më sot nuk ka të punësuar asnjë shqiptar, por siç thotë ai, fajet janë të vetë shqiptarët, të cilët sipas tij, nuk paraqiten në konkurset e publikuara gjatë këtyre dhjetë viteve, përfshirë këtu edhe konkursin e fundit të shpallur dy javë më parë ku janë pranuar tre punonjës të rinj maqedonas, njofton “Koha”.

“Vazhdimisht janë shpallur konkurse për pranim e punonjësve të rinj të profesioneve inxhinier të makinerisë dhe ndërtimtarisë, ndërsa të drejtën për konkurrimin e kanë pasur të gjithë, pa dallim se cilit nacionalitet i takojnë. Për këto dy profesione, deri më sot nuk është paraqitur asnjë kandidatë shqiptar. Në anën tjetër, në konkurset për pranimin e inxhinierëve te teknologjisë informatike, gjithmonë janë paraqitur kandidatë shqiptarë, mirëpo për shkak të mos plotësimit të kritereve të parapara me konkurs, të njëjtit nuk janë pranuar”, arsyetohet Davçev. Ai thotë gjithashtu se argument tjetër është edhe fakti se, në konkurset e shpallura – kriteri i vetëm për pranimin e kuadrit të ri është të kenë të mbaruar arsim të lartë VII/I me 240 kredi, sipas Sistemit Evropian të Transferimit të Kredive (SETK).
Ndërkohë, nga Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes se Ohrit (SIMO)  thonë se arsyetimi i drejtorit Davçev është i pabazë, sepse Ligji për punësim ndalon diskriminimin e personit në lidhje me të drejtën e tij për punësim.

Exit mobile version