Site icon PORTALB

DAP sërish në aksion, mbyllen lokale në Manastir dhe Prilep

Në periudhën nga 23 deri më 25 janar, nëpunësit policorë nga SPB Manastir në bashkëveprim me inspektorët nga Inspektorati shtetëror i tregut dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike kanë kryer aksione të kontrollit në objektet hotelierike në rajonet e stacioneve policore rajonale Manastir, Prilep, Resnje, Makedonski Brod dhe Demir Hisar, ku është kryer kontroll në 28 objekte, kumtoi sot MPB-ja.

Ky aksion i kontrolleve, siç informon MPB-ja, është vazhdim nga kontrolli i zbatuar më 22 janar në territorin e SPB Manastir, me të cilin është kryer kontroll në 16 objekte hotelierike. Në tre prej tyre janë konstatuar parregullsi në punë dhe janë konstatuar kundërvajtje për shumë baza, ndërsa gjoba e përgjithshme për personat juridikë dhe përgjegjës arriti deri në 5.250 euro në kundërvlerë të denarit.

 

Exit mobile version