Cristiano Ronaldo nuk arrti ta përfundoj ndeshjen mes Cordobas dhe Real Madridit. Ylli portugez, tetë minuta pa përfunduar takimi, u përjashtua me karton të kuq pas sjelljeve josportive.
Por, portugezi i ka rënë pishman çfarë ka bërë. Ai ka kërkuar falje pas sjelljeve josportive në ndeshjen ndaj Cordobas.
“Unë i kërkoj falje të gjithëve sidomos Edimarit për veprimet e mija të pamenduara gjatë takimit të sotëm”, ishte postimi i Ronaldos në rrjetin social Facebook.
Kurse, pas këtij gjesti, Cristiano Ronaldomund të dënohet me tre ndeshje mos lojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Spanjës.