Site icon PORTALB

Në Prishtinë protesta, Mustafa e Thaçi ikin nga kryeqyteti

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Gjatë kohës kur në Prishtinë mbahet protestë gjithëpopullore me kërkesa drejtuar Qeverisë, Kryeministri Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministri Hashim Thaçi nuk ndodhen në Kryeqytet.

Në kohën e protestës së paralajmëruar që mbahet sot në Prishtinë, në orën 14:00, me kërkesa për shkarkimin e Ministrit Aleksandar Jablanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës, dy krerët e koalicionit qeverisës, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk do të ndodhen në Kryeqytet.

Kryeministri Isa Mustafa, siç është bërë e ditur nga një njoftim i LDK-së, do të ndodhet në Pejë.

Ai do të marrë pjesë në manifestimet e Degës së LDK-së në Klinë (ora 10:00) dhe Degës së LDK-së në Pejë (ora 12:00), të cilat shënojnë 25-vjetorin e themelimit të LDK-së, ndërsa në orën 13:00 në një vizitë të Poliklinikës Stomatologjike në Pejë.

Zv/Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq, është nisur mbrëmjen e së premtes për në Arabinë Saudite, për ngushëllime për vdekjen e Mbretit Abdullah. /Telegrafi/

Exit mobile version