Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme, posaçërisht në pjesët lindore (lokalisht mbi 30l/m2), të përcjellura me erë të përforcuar jugore dhe kushte për bubullimë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 10, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 12 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira, me reshje të përkohshme të shiut dhe me erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në nëntë gradë Celsius.