Berat Sadikun macja e la pa atlete
Berat Sadik është golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit zviceran me tetë gola të realizuara. Por, sulmuesi i Thunit ka mbetur pa këpucët, me të cilat i realizoi këto gola, pasi dikush ia hëngri.
“Këto ishin këpucët e mija të preferuara, dhe e dini se çfarë është më e dhimbshme? Nuk e di se kush e bërë këtë krim”, ka deklaruar Sadiku për Blick.
“A i ka ngrënë macja? Nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë mace, apo ndonjë qenë. Tani kam marrë këpucë të tjera, por ato kanë qenë të preferuara. Shpresoj të kem fat dhe të shënoj shumë gola edhe me këpucët e reja”, ka theksuar ai