Site icon PORTALB

Beka i AAK-së: O gjynaha, nuk ka terrorizëm në Kosove – këtu ka veç fukarallak!

Bekë Berisha

Bekë Berisha

Kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e fundit, Bekë Berisha, ka thënë se në Kosovës s’ka terrorizëm, por ka fukarallëk dhe varfëri dhe se aksioni i arrestimeve të sotme është me kallxu “se qyre çka bëjmë na për Amerikë”.

Postimin e tij në Facebook, mund ta lexoni më poshtë.

“Terrorizmi kosovar Sot nga policia e kosoves u arrestuan 40 qytetar te kosoves kinse per terrorizem .Sikur sot me kujtohet kur eshte prodhu njo ide kinse se ne kosove ka terrorist ose mugjahedin ,Prej politikanve tone duke dashur te prodhojn diqka e pastaj te luftojne me vendosmeri duke dasht me kallxu se qyre qka bojm na per amerik .Pastaj zyra amrikane ju shperblen juve me poste .Deputet .Ministra Kryeminister edhe Presidente te zarfit.O gjynaha nuk ka terrorizem ne kosove ketu ka veq fukarallak.edhe terrorizmi ,eshte operacion delikat ,kirurgjik ,jo mja hi sakic shtetit sikur ju. Amerikanet e luftoje terrorizmin por ndryshe konsultonu me ta” (sic.), ka shkruar Bekë Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version