Site icon PORTALB

Morena shumë shpejt me këngë të re

Morena Taraku

Morena Taraku

Ka vendosur që të vij me një projekt të ri muzikor. Këngëtarja Morena Taraku është duke punuar fort që kjo këngë të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ajo për Indeksonline ka shpalosur disa detaje më shumë rreth këtij projekti.

“Kënga është në bashkëpunim me Big Bang ndërsa teksti është shkruar nga Gjiko. Ky projekt është i zhanrit ‘Reggaeton’ dhe do lansohet shumë shpejt me klip i cili është punuar nga produksioni Max Production” ka thënë Morena.

E pyetur për planet e tjera në të ardhmen, Morena ka thënë se ka shumë plane por që asnjëherë diçka që i prin fjala apo premtimi por puna.

Exit mobile version