Ilir Meta në mesin e nxënësve dhe stafit të shkollës Wilson

Sot, gjatë orarit të mësimit, shkolla Woodroë Wilson ishte nikoqire e vizitës së kryeparlamentarit të Shqipërisë Ilir Meta. Kryetari i kuvendit ndau kohë nga agjenda e tij e ngjeshur për të vizituar ambientet e shkollës Wilson e për t’u njohur nga afër me mbarëvajtjen e procesit mësimor, infrastrukturën e shkollës, stafin dhe administratën e shkollës si dhe vetë nxënësit Wilsonas të cilët i dhanë një mikpritje të ngrohtë.

“S’kisha se si mos e vizitoj një shkollë kaq te bukur e të sofistikuar si Shkolla Wilson, që njëherit është edhe investim i drejtë për drejtë nga biznesi privat i shtetit të Shqipërisë” u shpreh  Meta para mediave. Gjatë vizitave nëpër klasa, ai mori dhe një dhuratë të punuar nga vetë nxënësit e ciklit fillor të cilët ishin dukshëm të emocionuar. “Nuk duhet ju të emocionoheni” ju drejtua nxënësve z. Meta, “por jemi ne ata që jemi të emocionuar sepse ju jeni shkaku i vizitës tonë.”

Drejtoresha e përgjithshme e shkollës Wilson znj. Elita Masha falënderoi Metën për vizitën dhe për përkrahjen e bizneseve shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar, dhe përkrahjen e këtij institucioni arsimor që me përkushtimin më të madh të stafit punon për të krijuar një gjeneratë të re qytetarësh botëror të cilët janë vlerë e përbashkët kombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button