Në shkollën fillore “Hristian Todorovski Karposht” janë sjellë disa mësimdhënës rezervë për të mbajtur mësimin në vend të atyre që e bojkotojnë atë.
Mësimdhënësit rezervë janë angazhuar edhe në shkollat e lagjes Kisella Vodë dhe në Gjorçe Petrov, njofton Infoplus. Në orët e pasdites pritet që SASHK të mbajë një mbledhje që të konstatojë gjendjen e bojkotit.
Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov thotë se ato zëvendësime për mësimdhënësit në bojkot janë duke u përdorë si lecka momentale, deri sat ë gjejnë dikë në listën për punësime në të ardhmen.
Nga MASH ende nuk kanë dhënë përgjigje se në cilat shkolla kanë dërguar mësimdhënësit për të zëvendësuar ata që bojkotojnë.