Site icon PORTALB

Agjenda e Ilir Metës në Maqedoni

Ilir Meta

Ilir Meta

Kreu i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta mbërrin sonte në Maqedoni, për një vizitë 2 ditore, me ftesë të homologut të tij Trajko Veljanoski. Meta do të zhvillojë mesditën e nesërme, takimin e parë me homologun Velkjanovski e më pas, do t’iu drejtohet edhe deputetëve në parlament me një fjalim.

Ai do të vijojë takimet edhe me presidentin Ivanov si dhe me kryeministrin Gruevski. Në ditën pasardhëse, Meta do t’i kushtohet takimeve me krerët e partive politike, dhe përveç takimeve me krerët shqiptar të BDI-së dhe PDSH-së, Ahmeti e Thaçi, në agjendë është parashikuar edhe takim me kreun e opozitës maqedonase, LSDM-së, Zoran Zaev.

Vizita dy ditore është në fakt vizitë kthyese e Metës në Maqedoni, pas pritjes që ai i bëri kryetarit të parlamentit të Maqedonisë, Veljanoski në dhjetor të vitit 2013

Exit mobile version