Site icon PORTALB

E kërcënonte me jetën e djalit, burri i gjente 15 klientë në ditë

Tashmë kërcënimet me jetën e djalit kanë marrë fund dhe një grua 22 vjeçare i është rikthyer jetës normale, pasi bashkëshorti e detyronte të shkonte me 15 klientë në ditë. Pas premtimeve boshe, 22 vjeçarja u mashtrua duke lënë djalin e vogël në Shqipëri dhe të arratisej me burrin në Itali.

Këtu fillon të ndryshojë jeta e saj, ku burri e detyroi të punonte si prostitutë. Vajza me inicialet M.R., nga Elbasani, ka pasur një martesë të dështuar, nga e cila i lindi një djalë. Në vitin 2013, ajo është njohur me Gjergji Koran, 33 vjeç, i cili i premtoi dashurinë e përjetshme dhe i propozoi për martesë, transmeton Albeu.

Pasi e mori të renë në Itali, dy javë më vonë ai e ka detyruar vajzën që të dilte dhe të punonte si prostitutë. E reja ka rrëfyer në prokurori se detyrohej të shkonte deri me 15 klientë në ditë. Bëhet me dije se 33 vjeçari është arrestuar në 21 nëntor 2014 në Tiranë dhe Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj tij, duke e çuar dosjen në gjykatë.

Exit mobile version