Një përqind e njerëzve më të pasur në botë shumë shpejt do kenë pasuri më shumë se 99 përqind e pjesës tjetër.
Kështu thuhet në një studim të grupit bamirës Oxfam.
Sipas BBC, në studim thuhet se pasuria që është në pronësi të 1 përqind të njerëzve në botë u rrit nga 44 përqind në vitin 2009 në 48 përqind vitin e shkuar.
Tendenca aktuale është që në vitin 2016, 1 përqind e njerëzve më të pasur në botë do kenë në pronësi mbi 50 përqind të pasurisë së gjithë botës.
Një kërkim i tillë përkon me nisjen e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Në këtë takim të liderëve kryesorë të politikës dhe biznesit në botë, do jetë e pranishme edhe drejtoresha e Oxfam, Winnie Byanyima, e cila do bashkëdrejtojë aktivitetin.
Përpara nisjes së takimit, Byanyima tha se shkalla e pabarazisë globale është thjesht tronditëse.