Site icon PORTALB

SASHK nesër fillon grevën, disa nga shkollat paralajmërojnë fillimin e mësimit

Shkolla ne Recice

Shkolla ne Recice

Përkundër qëndrimit të prerë të SASHKU-t për mbajtjen grevës të punëtorëve arsimor, disa nga shkollat kanë paralajmëruar se nuk do t’i bashkëngjiten kësaj greve dhe se nesër do të zhvillojnë mësimin. Shumica e shkollave në komunat e Shkupit pas takimit me kryetarin Koce Trajanaovski, nuk do të përkrahin grevën e paralajmëruar nga SASHK-u. Po të njëjtën gjë paralajmëron edhe Komuna e Bogovinës njofton se në shkollat fillore të kësaj komune nuk do të zhvillohet greva e mësimdhënësve. Vendimi i tillë u morr pas takimit të kreut të Komunës Hazbi Idrizi me drejtorët e shkollave.

Komuna bëri me dije se në takim është konstatuar bashkërisht se nuk ka hapësirë për grevën që paralajmëron Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Komuna njoftoi se gjysëmvjetori i dytë do të fillojë më 20 janar.

Exit mobile version