“Muret e padukshme” do ta befasojnë Shkupin

Sot me fillim nga ora 17:00 dhe 18:00 në Oborrin e teatrit Shqiptar në Shkup do të performohet shfaqja në hapsirë publike me emrin “Muret e padukshme”.

“Muret e padukshme” – produksion i Teatrit ODA i destinuar për hapësira publike është realizuar në bashkëpunim me rrjetin IN SITU – rrjet evropian i organizatave artistike në hapësira publike, ku ODA është i vetmi anëtar që vjen nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian. Projekti është zhvilluar përmes 3 rezidencave artistike që kemi pasur në teatrin ODA, në maj dhe tetor të vitit 2012 si dhe rezidencën e fundit gjatë muajve maj dhe qershor 2013.

Pas prezantimit të suksesshëm në festivalin Oerol në Holandë shfaqet edhe në Shkup në bashkëpunim me Skupi Festival.

Oerol ka një traditë mbi 20 vjeçare si festival dhe organizohet në ishullin Terschelling të Holandës. Këtë vit ka pasur rreth 70 produksione me mesatarisht 50.000 vizitorë ditorë. “Muret e padukshme” ka pasur gjithsej 28 prezantime me numër të jashtëzakonshëm të shikuesve dhe me reagime tejet pozitive si nga shikuesit dhe mediat, po ashtu edhe nga profesionistët prezent në Festival. “Muret e padukshme” ka marrë ftesë të shfaqet edhe në 5 festivale tjera evropianë gjatë vitit 2014.

“Muret e padukshme” është një rrugëtim i përvojës me njerëz të ngujuar, në izolim, apo të rrethuar me mure të padukshme. Ky rrugëtim është i bazuar në situata të vërteta të izolimit, nga mungesa e lirisë për lëvizje të lirë dhe shijimit të së drejtës elementare të lirisë, nëpër kërcënimet fizike kur je në një hapësirë publike e deri te situatat e ngujimit për shkak të burokracisë, paragjykimit apo frikës për të dalë jashtë mureve të padukshme, të cilat nëse nuk na janë krijuar, i kemi krijuar vetë.

Producentë: Florent Mehmeti, Lirak Çelaj, Teatri ODA, Prishtinë
Producent ndërkombëtar: Neil Butler, UZ Arts, Glasgoë, Britania e Madhe
Regjisor: Florent Mehmeti, Kosovë
Bashkëregjisor: Jon Beedell, Britania e Madhe
Artistë vizuel / instalacioni /: Henry Jesionka, Austri / Kanada dhe Veton Gusia, Kosovë
Koreograf: Ali Salmi, France
Muzika / Music: Armend Xhaferi, Kosovë
Aktorë: Kushtrim Qerimi, Liridona Shehu, Eshref Durmishi, Semira Latifi dhe Gani Rrahmani
Kohëzgjatja: 35 minuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button