Rreth 80 persona, mes të cilëve 50 fëmijë mes 10 deri në 15 vjeç janë marrë peng në Kamerun, pas një sulmi në fshatin Mabass.
Agjencia e Lajmeve Ansa shkruan se ka dyshime se ngjarja është vepër e grupit terrorist, Boko Haram.
Sipas një zëdhënësi të qeverisë së Kamerunit, gjatë sulmit 3 persona kanë mbetur të vrarë.