Një shkëmbim zjarri në Roterdam të Holandës ka lënë pas dy shqiptarë të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosru. Dy shqiptarët e vrarë janë identifikuar me inicialet F.T dhe K.T, ndërsa ende nuk është bërë i mundur arrestimi i autorëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave të huaja, gjatë shkëmbimit të zjarri ka mbetur i plagosur edhe një shtetas italian.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si lagjia e bullgarëve në Roterdam, në banesën ku jetonin dy të rinjtë shqiptarë.
Ndërkaq, rreth pasdites së 15 janarit policia ka nisur hetimet e njoftuar nga fqinjët për të shtëna me armë. /albeu