Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Në disa vende mbetje të vogla të borës.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.