Site icon PORTALB

Dy të vdekur në SHBA pas të shtënave me armë në një qendër tregtare

Policia në SHBA

Policia në SHBA

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër u plagos gjatë të shtënave me armë zjarri, në një qendër tregtare në shtetin amerikan të Floridës të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo ngjarje është konfirmuar edhe nga autoritetet amerikane, ku kanë bërë të ditur për dy viktima, si pasojë e të shtënave me arme zjarri, teksa njëri person qëlloi fillimisht ndaj gruas së tij dhe pastaj ndaj vetes. Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi në shehin “Melbourne”, ku një person i armatosur i identifikuar me emrin Jose Garcia Rodriguez, 57 vjeç, hapi zjarr drejt bashkëshortes së tij dhe një tjetër personi. Pas kësaj, 57 vjeçari ka qëlluar edhe vetën e tij.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Jose Garcia Rodriguez dhe një persona tjetër kanë mbetur të vdekur, ndërsa bashkëshortja e sulmuesit me armë, 33 vjeçarja Ida Garcia i mbijetoi sulmit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kanë konfirmuar autoritetet në një konferencë për shtyp./AA/

Exit mobile version