Te gjithëve ne ka ndodhur se ndërsa sapo kemi lare dyshemenë ne çdo cep te saj, pak ore me vone do ta shohim atë përsëri te ndotur. Ne guidën e me poshtme do te gjeni këshilla te sigurta se si duhet te veprojmë për ta mbajtur atë sa me pastër.
1. Këshilla e pare për këtë do te ishte blerja e disa pecetave elektrostatike qe shërbejnë enkas për pastrimin e pluhurit. Këto kane aftësi te thithin grimcat e pluhurit ne një fare distance. E rëndësishme është qe ato te jene te gjata po aq sa edhe këmba juaj. Për secilin prej pjesëtarëve te familjes duhet te keni dy te tilla.
2. Pas kësaj e vendosim njërën prej tyre ne dysheme dhe mbi te vendosim njërën prej pantoflave qe përdorim për te mbathur ne shtëpi. Me kujdes e mbledhim tabanin e pantoflave me pecetën elektrostatike duke i dhënë kështu asaj formën e saj. E rregullojmë ne atë mënyrë, edhe me ndihmën e leukolplasteve, qe te dyja te krijojnë një tërësi relativisht te qëndrueshme.
3. Pas kësaj te njëjtën gjë e bëjmë edhe me pantoflën tjetër dhe kemi marre kështu një pale pantofla elektrostatike, me te cilat mjafton te ecim normalisht neper shtëpi, duke mundësuar njëkohësisht edhe thithjen e pluhurave ne dysheme qe zakonisht mbeten mbi tryeze. Qe truku te ketë sukses, ftoni qe kjo gjë te behet nga te gjithë pjesëtarët e tjerë te familjes.
4. Përsëriteni këtë proces sapo te konstatoni se gjendja e pastërtisë se pecetave elektrostatike tregon se ato duhet te ndërrohen.