Site icon PORTALB

GJENERALI I DËSHTUAR I DITËVE TONA

Zeqir Kadriu

Prof. Dr. Zeqir Kadriu                        (Shef i Katedrës së Gjuhës e letërsisë shqipe, (UEJL-Tetovë)

Aso kohe, kurr pata lexuar romanin e Kadares  “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, më bëri përshtypje protogonisti kryesor me të cilën sendërtohej thuajse e tërë vepra- Gjenerali.

Ai paskësh ardhur atëherë në Shqipëri  për të mledhur eshtrat e ushtarëve të vrarë.Dhe duke shfrytëtuar fisnikërinë shqiptare; buri i botës i paskësh dhënë të drjetë vetes të marr pjesë në një dasëm shqiptare në oborrin e së cilës (pa e ditur  fare) qenkësh varrosur njëri nga djemtë e një nëne fisnike i rënë në luftë…

Pak a shumë kjo i ngjanë “gjeneralit” të dështuar të ditëve tona i cili humbi luftën jo vetëm në front; por edhe në tavolinë. Kjo më shtyri pas një momenti të dhimbshëm të cilin më krioji një nënë shipkovicase, biri i së cilës vdiq në luftën e fundit në malet e Sharrit.

Asaj i ishte mbledhur vreri në fyt dhe pa ndonjë qëllim ; si vendas që më ka; e shfryu dufin dhe e  zbrazi të tërën çka kishte në shpirt!

Dëgjo o bir? Mos kujto se tani të flas se më vdiq djali.

Unë, tani e di se ai nuk kthehet  më; po ama më trego ti; si mundet një njeri që aq shumë e besuam,e morëm e pritëm si mik në shtëpinë tona, i dhamë bukën dhe i lëshuam shtëpinë,.

I dhamë djemtë e vazat tona në luftë, i falëm besimin e të tërat çka kishim; të jetë kaq i pabesë, kaq i pa moral, kaq i pa dinjitet dhe të mposhtet aq shumë prej shkaut!

Unë kam një moshë goxha të gjatë. Nuk kam  shumë shkollë, por ate çka di dhe ate çka kam dëgjuar nga të parët e mi, nga asnjë pushtet apo pushtues, nuk kemi qenë deri në këtë derexhe të nëpërkëmbur e nënçmuar.

Ishte i egër edhe komunizmi, ai përdhosi shumë gjëra dhe burgosi shumë djemë shqiptarë; por ama jo edhe  ti nënçmojë në këtë formë shqiptarët. Djemtë tonë nuk kishin shkollë aso kohe; por ata që mbraronin diçka në atë kohë nuk mbeteshi rrugëve.E keqja ishte se nuk kishte fjalë të lirë ,por kishim dyertë e hapura nëpër tërë botën.Buri im puoi në Gjermani dhe ne krijuam këtë pasuri që kemi.Tani o bir, se ti je me shkollë më trego,si t,ia bëjmë? Unë kam dy djem të papunë.Buri im është në moshë,dhe nuk na dihet ne pleqëve. E kam hallin se ky telall na la shumë keq.Na gënjeu rëndë.Tha shumë fjalë të mëdha  në fillim,e djemtë tanë iu bashkangjitën, ishin idealist, e ne i besuam .Tani,djemtë e vajzat e tjerë mbetën pa punë pa perspektive e gjithë familja pa rrugëdalje.

Një djalë i imi shkoi në varr ”për ideal” e ne do shkojmë të gjithë si duket për së gjalli.Na kërkuan që ky djali i madh të punësohet,por kërkojnë këta të BDI- nja 5000 euro,se nuk punësohet ndryshe.

Po ku ti marrim o bir; ne të gjithë jetojmë me penzien,(pensionin) e plakut.Na turpëruan he “zoti ua pagoftë”.A di se sa keq më vjen kur i shoh këta djemtë shiptar atje në Parlament që janë friksuar e derdhur  nëpër qoshe si qyqe.Po këtë tjetrin nuk e shoh kurrë as të flas e es të del në mejdan. Nuk e di o bir,se e zgjata! Po me mish e me ambëlsira që nuk kishim për vete, atyre ua falëm në kohë të lufës ,që harram u qofshin!

Tash kaq poshtë kanë ra, kaq i ka gjunjëzuar pushteti! Se di çka të të them. Si nënë që jam, dhe birin e vrrarë që kam; do i nemi (nam), ”he kurrë hajr mos bëfshin”! se nuk dua t,ia përmend as emnin “derë shkretëve”!

Më ra keq për nënën,sepse , një fat të tillë e kanë shumë nëna në mjediset tona. Ngase nuk dija çfarë përgjigje ti ktheja e ta ngushëlloja, duke lëvizur kokën në shenjë përkrahje i thash. Shumë ke të drejtë o nënë,”buka e mëmëdheut i zëntë”,se na çuan në fund të pusit!

Exit mobile version