Nxehet Erdogani: Në horizont po duket përplasja e qytetrimeve

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan ka paralajmëruar sot për “përplasje” të mundshme të qytetrimeve, pas valës së sulmeve terroriste në Paris, duke thënë gjithashtu se pas sulmit të javës së kaluar në revistën satirike “Charlie Hebdo”, fshihen sulmet ndaj islamit.

“Me brengosje të madhe po i përcjellim sulmet ndaj islamit, që fshihen pas sulmeve ndaj revistës satirike në Francë”, ka thënë Erdoga, transmeton Indeksonline.

“Me gjithë angazhimet tona që këtë ta parandalojmë, tezat për përplasjen e qytetrimeve po dalin të vërteta”, ka thënë presidenti turk në takim me ekonomistët në Ankara.

Duke mos përmendur emra, Erdogan, duke qartë që i ka kritikuar autoritetet franceze për shkak që lejuan që Hayat Boumediene, bashkëshortja e njërit nga terroristët e vrarë, të udhëtojë në Turqi vetëm një ditë pas sulmeve, për të cilën besohet se sot është në Siri.

“Ata flasin për njerëzit që kalojnë përmes Turqisë, por së pari duhet të mësojnë se si të kontrollohen pasaportat e atyre njerëzve që e lëshojnë shtetin e tyre”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button