Site icon PORTALB

Kriza botërore shton islamofobinë

Savash Veliu

Savash Veliu

“Fshehja e perëndimit pas një akti islamofobik behet me pretekst per të përvetësuar pasuritë energjetike te Lindjes. Tentimi për të justifikuar mossuksesin për intervenim që në ditën e parë në “Luftërat e Bosnjës, Kosovës e gjetiu” nga OKB, BE dhe NATO, solli gjakderdhjet më të mëdha njerëzore duke bërë shfaqje teatrale mbi kufomat e qindra mijë myslimanëve!

Islamo-fobia, është një sëmundje shpirtërore dhe mendore egocentrike e njeriut perëndimor i cili është i zbrazur nga besimi i drejt shpirtëror me ngulfatje të vetes në jetën e botës materiale duke ndërprerë të gjitha lidhjet me Krijuesin e botërave! Çmenduria materialiste, është besimi në “Kohën”.  Kohanikët Materialist thonë: “Koha e sjell, Koha e merr”, si të thuash – Tek dynja. Këtu nënkuptohet, ata nuk i besojnë botës së amshueshëm. “Njerëzit me çift dynja kanë një fytyre, kurse njerëzit me tek dynja kanë dy fytyra (hipokrite)”.  Dmth. njerëzit që jetojnë me tek dynja, jetojnë si bota e kafshëve dhe bimorja e dedikuar vetëm për këtë botë, qe hanë, pinë dhe dëfrehen, pa llogari. Kurse njeriu me çift dynja jetojnë për botën e amshueshëm – ahiretin! Në botën tonë nuk ka llogari, por vetëm veprim,  kurse në botën e amshueshëm s’ka veprim, vetëm – Llogari, duke u shpërblyer në fund për veprat e bëra !

Pas dy dekadave, prej shkatërrimit të “popullatës dhe kulturës islame në Evropë e më gjërë”,  Evropa, Amerika dhe bota sekulariste (kristiane) tani po e paguajnë “Haraçin e Gjakut” të Bosnjës,  Kosovës, Irakut, Afganistanit, Sudanit, Palestinës etj, me kolapse financiare! Edhe gjermania pas rënies së murit të Berlinit, nuk e mbajti anën morale me myslimanët. Ajo valutën e euros e mbivlerësoi. Ato ditë tani kanë marr fund.
Euroja është në krizë dhe Gjermania është protagonistja kryesore. Kriza  globale ekonomike, me Amerikën si epiqendër, është një rast emblematik i një modeli të njollosur amerikan. Amerika është duke u venitur. Zoti i goditi atje ku u dhemb më shumë shpirti, tek paraja! Sepse ata pas parasë vdesin, kurse jetën e njeriut e barazojnë me hiçin! Ata i kurdisën këta luftëra për të zhdukur islamin në Evropë dhe botë duke plaçkitur pasurinë e tyre. Por, ndodh e kundërta, ajo sa ia shtoi vrullin e islamizmit të Evropës dhe botës. Sot në zemër të Evropës dhe të Amerikës lulëzojnë mijëra xhami dhe Universitete të reja Islame ku shtohet konvertimi i popullatës vendore në Islam… Dmth.  ka Zot!

Është e rëndësishme të theksohet se ; në vitin 1984, në Belgjikë, do të organizohet tubimi më i madh i klerikëve të të gjitha kishave krishtere të botës katolike, protestante dhe ate ortodokse, gjithsejtë 120 klerikë. Ata në këtë tubim erdhën në përfundim dhe konstantuan unanimisht se ; “God është Allah, kurse Islami është feja e fundit, dhe se Muhammedi është profeti i fundit më i madh, që do të thotë se ; Isai është profet i vogël, kurse Kurani është libri i fundit i shenjtë! Këtij  konstatimi iu kundërvuan të krishterët e Sirisë, Jordanisë, Egjiptit etj., duke theksuar se ; “Nëse ky lajm përhapet botës haptazi, atëherë, e gjithë popujt tanë do të konvertohen në fenë islame!
Reagimi i tyre detyroi tubuesit në heshtje. E mira që mbeti nga ky tubim ishte libri “manifesto” si qasje mbi këto çështje fundamentale, që është në duart e teologeve turk.  Gjë me rëndësi tjetër që u konstatua në këtë tubim ishte se ; “Deri në vitin 2085, Evropa në pjesë të madhe do të islamizohet. Këto konstatime dhe parashikime të rëndësishme të klerikëve të sinqertë të tubuar nga pa-hallësia, erdhën si pasojë e destruktivitetit të madh që i’u është bërë njeriut evropian në aspektin e moralit dhe të besimit të tij që i’a ka imponuar pushteti politik duke ua ngulfatur zërin e arsyes me forcë te doktrinisë “laicizmi kristian”! Të përkujtojmë se disa dekada më herët, këtë konstatim të njëjtë e ka dhënë edhe ustadi i madh islam, Said Nursi, në risalet e tij të famshme duke parashikuar se, “Evropa do të islamizohet deri në vitin 2085!

Por ekziston edhe një konstantim tjetër më i hershëm prej vitit 1980, kur në një tubim të madh të teologëve të besimeve të ndryshëm i mbajtur në Romë, gjatë fjalimit të një rabini çifut ai do të thotë se; “Në fenë tonë hebreje ekzistojnë falja e tri vakteve të namazit”. Por fjala e tij do të ndërpritet nga një teolog musliman turk Abdulazis … i cili do t’i thotë rabinit ; “Jo nuk janë tri vakte por pesë vakte namazi”. Në këtë reagim rabini mbetet i shtangur dhe ndërpret fjalimin. Pas përfundimit të tubimit një studente i drejtohet teologut turk me këto fjalë ; “Unë kam parë disa papë dhe kardinalë që po falnin pesë vakte të namazit këtu në Vatikan”!

Kjo heshtje e klerikëve do të shfrytëzohet djallëzisht nga politikanët e djallëzuar perëndimorë  duke shtypur besimtarët besimdrejt, në Evropë dhe në botë. Pas këtij konstatimi të madh të klerikëve, politika ose terrori shtetëror perëndimore në vitet e ’90-ta, do te bëj hapin më tragjik dhe më fatal, kur do te imponoj luftërat më të mëdha të parë ndonjëherë në Ballkan pas luftës së dytë botërore mbi muslimanët nga islamo-fobia e humbjes së pushtetit të kurdisur mbi gënjeshtrat shekullore! Menjëherë pas saj shpejtoj te inskenoj edhe 11 shtatorin, serish për t’i fajësuar myslimanët!

Vite me radhë Perëndimi bënë intervenim mbi të “drejtat e besimit” që janë të garantuara me çdo kushtetutë botërore, duke ua ndaluar muslimanëve xhamitë, ezanet, minaret, veshjet, prerjen e kurbanit, bëjnë karikatura mbi Muhammedin a.s. si e drejta e mendimit të lire etj. Ua ndalon në shkolla dhe shtëpi gjuhën amtare, duke marrë nga prindërit fëmiun e tyre për  në çerdhet (kampet e përqendrimit) duke i edukuar me orë të tëra metodat e tyre djallëzore dhe asimiluese te zhveshur nga feja dhe morali njerëzor, kurse njerëzit udhëheqës si deputetët gastarbajter që protestojnë nga shoqatat joqeveritare dhe qeveritare ndaj këtyre vendimeve të  pushtetit, për t’i frikësuar apo heshtur policia sekrete i ndërsen militantët neo-nazist me mbështetje  logjistike që të kryejnë atentate mbi liderët e këtyre lëvizjeve dhe me pas, publikisht deklarojnë ne opinion se ;  këto vrasje i bëjnë neo-nazistët të papërgjegjshëm nga islamo-fobia dhe kështu dosjet mbyllen dhe zhduken.
Shembull më eklatant islamo-fob do te ekspozoj terroristi norvegjes Andreas Breviku, i cili masakroi me paramendim dhe gjakftohtësi të rinjtë.  Si gjithmonë, Norvegjia dhe perëndimi kërkojnë rrugëdalje për këtë terrorist se si të shpallet i pafajshëm duke e emblomosur aktin e kryer si të bërë në “afekt të çrregullimit psikik”.  Kjo është metoda e veprimit dyfytyrëshe të civilizimit perëndimor me terroristët e tyre të kristian, por, nëse ndodhë që një musliman të bëj një akt të tillë, e gjithë bota islame do të shpallej terroriste!

Sot, po ashtu perëndimi tenton njeriut musliman që t’ia ndalojë edhe synetin e fëmijëve duke e parë si një vepër penale si, “lëndim me paramendim”. E gjithë kjo maskaradë bëhet në emër të “Integrimit” dhe mbrojtjes së drejtave njerëzore?! Duhet shpalosur fjala e tyre e famshme “Integrim”, gjë e monopolizuar sot aq shumë në  perëndim e cila për të huajtë bart një rrezik të madh që prapaskenës fshihet dhuna politiko-sociale shtetërore “Asimiluese-integruese” ose neo-kolonizimë i botës me metoda të reja intriguese, që shihet në çdo hapë kudo që lëvizin ata me eleboratin për “Rendin e ri Botëror – Globalizmi”.

Exit mobile version