Site icon PORTALB

Dënohen pesë burra për pjesëmarrje në grupe islamike

Dënohen pesë burra për pjesëmarrje në grupe islamike

Dënohen pesë burra për pjesëmarrje në grupe islamike

Një gjykatë në Kazakistan i ka dënuar pesë burra, me burgim nga 18 deri në 20 muaj, pasi që i ka shpallur ata fajtor për pjesëmarrje në një grup të ndaluar islamik.

Pesë burrat janë dënuar nga një gjykatë në qytetin juglindor Taldyqorghan.

Hetuesit thonë se anëtarët e grupit të ndaluar kanë kaluar kohë në Bangladesh ku kanë studjuar në një shkollë islame dhe ku i janë bashkuar një grupi islamik që quhet Tablighi Jamaat, grup i cili është i ndaluar zyrtarisht në Kazakistan.

Prokurori ka thënë në fjalën e tij, se pas kthimit të tyre në Kazakistan, pesë burrat kanë propaganduar pikëpamjet e tyre ekstremiste dhe janë përpjekur për të tërhequr anëtarë të rinj.

Njëri nga të pandehurit e ka pranuar fajësinë derisa katër të tjerë janë deklaruar të pafajshëm duke thënë se po ndiqen vetëm pse janë myslimanë./REL

Exit mobile version