Site icon PORTALB

Kuvendi i pranoi në lexim të parë ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve

Kuvendi i RM-së

Kuvendi i RM-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite në kuadër të seances së 31­të i pranoi në lexim të parë ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve me të cilët jepet mundësi për krijimin e kopshtit të fëmijëve për nevojat e të punësuarve në kompanitë.

Me propozim ligjin vendoset edhe aplikacioni elektronik për kërkesë për realizimin e të drejtës së kopshtit për fëmijë në qendrat për punë sociale, e cila dispozitë është me veprim anulues.

Me ndryshimet e propozuara në funksion të përmirësimit dhe ngritjes së ushqyerjes së shëndetshme të fëmijëve në institucionet për fëmijë, propozohet në Standardet dhe normativet për kryerjen e veprimit që të konfirmohen edhe standarde për ushqim dhe vakte.

Deputetët vlerësuan se bëhet fjalë për vendim pozitiv ligjor me të cilin mes tjerash do t’u dilet në prag të punësuarve sepse fëmijët e tyre do të kujdesen në institucionin në afërsinë e tyre. Si pozitiv u theksuan edhe propozimet që përmes rrugës elektronike do të realizohet e drejta për shtesën e fëmijëve dhe do të vendoset ushqim i shëndetshëm për fëmijët.

Hapja e kopshteve të fëmijëve në afërsi të kompanive, sipas deputetit Vllatko Gjorçev, është e nevojshme veçanërisht për të punësuarit në zonat e lira ekonomike ku punojnë një numër i madh i njerëzve.

Në lexim të parë u pranuan edhe ndryshimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural me të cilët jepet mundësi që me subvencionet të shlyhen borxhet e fermerëve ndaj shtetit dhe borxhet për vendin për kullotje, qira dhe ujitje. Duke i sqaruar ndryshimet, zëvendësministri Vanço Kostadinovski theksoi se ata janë bërë në kërkesë të shoqatave bujqësore.

Me ndryshimet propozohet edhe Agrokëshilli që të zgjerohet me anëtarë nga sfera e turizmit rural, ndërsa ata që janë të interesuar të kryejnë trajnime joformale që fermerët të shfrytëzojnë mjete nga Programi për mbështetje financiare për zhvillimin rural. Partia Demokratike Shqiptare u deklarua se do të votojë “kundër” sepse sipas tyre bëhet dallim midis fermerëve nga pjesa lindore dhe perëndimore e shtetit, në çka reagoi deputetja Sillvana Boneva e cila tha se nuk duhet të nxirren teza të tilla sepse problemet janë identike për të gjithë fermerët.

Kuvendi e filloi edhe debatin për Propozim ligjin për mjekësi komplementare dhe alternative qëllimi i së cilit, siç sqaroi zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andonivski, është që të mbrohen pacientët nga keqpërdorimet. Debati për këtë pikë do të vazhdojë nesër në kuadër të vazhdimit të ri të seancës kuvendore.

 

Exit mobile version